abazmemeti.webs.com

HISTORIKU I KOMPJUTERĖVE

Kompjuteri i parė elektronik digjital ėshtė projektuar nė vitin 1939 nė Universitetin Ajova (The University of Iowa). Ėshtė quajtur ABC (Atanasoff-Berry Computer), por, asnjėherė nuk ėshtė pėrfunduar dhe projekti ėshtė braktisur nė vitin 1942. Zgjidhjet teknike qė atėherė janė pėrdorur gjatė ndėrtimit tė kėtij kompjuteri shumė dallojnė nga zgjidhjet teknike tė sotme. Pėrveē kėsaj, niveli i teknologjisė dhe tė arriturat teknike nga viti 1939 dhe teknologjia e sotme, e cila pėrdoret nė kompjuterėt elektronik digjital as nuk mund tė krahasohet. 

Andaj, kur flasim pėr kompjuterėt, mė lehtė do ta kemi nėse flasim pėr gjeneratat e ndryshme tė kompjuterėve dhe ta shqyrtojmė zhvillimin e tyre sė bashku me zhvillimin e teknologjisė.

Tek kompjuterėt elektronik digjital dallojmė pesė gjenerata tė kompjuterėve.

Gjenerata e parė

(1940 – 1956)

Gjeneratėn e parė e karakterizon pėrdorimi i gypave elektronik (gypave me vakuum) si elemente aktive dhe lidhjeve kabllore ndėrmjet elementeve. Kėto elemente ishin tė mėdhenj, shpenzonin shumė energji dhe lironin sasi tė madhe tė nxehtėsisė. Pėr deponim (ruajtje, memorizim) tė programit dhe tė dhėnave janė pėrdorur kryesisht memoriet me shirit magnetik. Pėr shėnimin e programit ėshtė pėrdorur gjuha e makinės.

1.JPG

Kėto makina ishin tė shtrenjta pėr blerje dhe marrje me qira si dhe pėr shfrytėzim, pėr shkak tė shpenzimeve (kostos) tė mirėmbajtjes dhe programimit. Kompjuterėt kryesisht gjendeshin nė qendra tė mėdha kompjuterike nė industri, institucione shtetėrore ose nė laboratorė privat dhe pėr atė kujdeseshin numėr i madh i personelit pėr mbėshtetje dhe programorė. Andaj, shumė shfrytėzues sė bashku shfrytėzonin kapacitetet kompjuterike tė kėtyre makinave.

Pėrfaqėsuesit mė tė njohur tė gjeneratės sė parė tė kompjuterėve janė ENIAC dhe EDVAC.

ENIAC

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė shprehur nevoja pėr ndėrtimin e tabelave balistike pėr llojet e reja tė armėve artilerie. Nė vitin 1942 ėshtė angazhuar njė ekip nga Universiteti i Pensilvanisė  (Prosper J. Eckert, John W. Mauchley dhe John Brainerd) tė ndėrtojnė njė kompjuter pėr llogaritje automatike tė tė dhėnave balistike. Projekti ėshtė quajtur ENIAC (Electronic Numerical Integrator And Computer).

2.JPG

ENIAC ishte i pari kompjuter elektronik i aplikimit tė pėrgjithshėm qė ishte i suksesshėm. Program i tij nuk ishte i vendosur nė memorien qendrore, por mund tė realizonte operacione me shpejtėsi elektronike. Makina ėshtė programuar qė tė ekzekutoj operacione me kyējen dhe shkyējen e kabllove nga ndėrprerėsit, e sipas nevojės edhe me kėputjen e telave, me ēka zgjatej procedura e riprogramimit tė kompjuterit pėr disa ditė pėr tė zgjidhur ndonjė problem tjetėr. Kartelat e shpuara janė pėrdorur pėr hyrje dhe dalje tė tė dhėnave. ENIAC-u ishte me dimensione prej 10 x 20 m2, ndėrsa peshonte rreth 30 tonelata. Pėr kėtė sistemi kompjuterik pa program edhe e ka marrė emrin harduer (hardware - hekurishte). Kompjuteri pėrbėhej prej 17000 gypave elektronik, 70000 rezistorėve, 10000 kondezatorėve dhe 6000 ndėrprerėsve. Pėr lidhjen e kėtyre elementeve nevojitej saldimi i 500000 kontakteve. Mund tė punonte vetėm nėse tė gjitha komponentėt ishin nė gjendje tė rregullt, ndėrsa koha mesatare ndėrmjet dy defekteve (dėshtimeve) ishte 7 minuta. Nė atė gjithnjė punonin 6 teknik.

ENIAC-u ėshtė kompletuar nė dhjetor tė vitit 1945, pasi pėrfundoi lufta. Llogaritjet e tij tė para janė pėrdorur pėr projektimin e armės atomike dhe balistike, e mė vonė edhe pėr shumė aplikime duke pėrfshirė edhe pėr parashikimin kompjuterik tė motit. Ishte nė pėrdorim deri nė tetor tė vitit 1955.

 

EDVAC

Gjatė kohės sė zhvillimit tė ENIAC-ut, grupit tė Universitetit tė Pensilvanisė i cili kishte filluar punėn nė kompjuterin EDVAC (Electronic Discrete Variable Automatic Computer) nė vitin 1944, ju bashkua Xhon Von Nojmani (John Von Neumann). Kjo makinė duhet tė kishte vetėm njė tė dhjetėn pjesė tė komponentėve me tė cilėt ishte i pėrbėrė ENIAC-u, e tė kishte memorie dhjetė herė mė tė madhe.

http://konides.com/inf1/edvac.jpg

Nė konceptin e projektit tė makinės, Von Nojmani ishte pėrmendur si editorė. Koncepti kyē te kjo makinė ishte ruajtja e programit, me tė cilėn makina do tė punonte nė memorie. Deri nė atė kohė, tė dhėnat me tė cilat ka punuar makina dhe programi me tė cilin ka punuar makina janė vendosur nė mėnyrė tė ndarė nė memorie. Von Nojmani propozoi qė programi dhe tė dhėnat tė mbahen tė ruajtura nė memorien e kompjuterit nė tė njėjtėn kohė. Nė kėtė mėnyrė programi mund tė modifikohej me tė njėjtėn lehtėsi dhe shpejtėsi sikur edhe tė dhėnat. Ky parim i programimit tė kompjuterit edhe sot e kėsaj dite pėrdoret. Kompjuteri EDVAC pėrfundoi nė vitin 1949 dhe ishte makina e parė e cila posedonte disqe magnetike.

 

Gjenerata e dytė

(1956 – 1963)

Gjenerata e dytė pėrfshinė kompjuterėt e prodhuar nė fund tė viteve pesėdhjeta dhe nė gjysmėn e parė tė viteve gjashtėdhjeta. Kjo gjeneratė ėshtė e bazuar nė transistorė.

4.JPG

Edhe pse transistori ishte zbuluar nė vitin 1948, deri nė vitin 1959 nuk kishte teknologji dhe metoda prodhuese pėr shfrytėzimin e tyre. Kompjuterėt e gjeneratės sė dytė pėrmbanin rreth 10000 transistorė, tė cilėt manualisht ishin tė shtrėnguar nė pllaka dhe me elementet tjerė tė lidhur me tela.

Transistorėt kishin njė sėrė pėrparėsish ndaj gypave elektronik, ishin mė tė lirė, shpejtė, vegjėl, konsumonin mė pak energji elektrike dhe lironin mė pak nxehtėsi. Duke ju falėnderuar kėtyre karakteristikave, ata mundėsuan qė kompjuterėt tė bėhen me dimensione mė tė vegjėl, mė tė shpejtė, mė tė lirė, mė tė besueshėm dhe tė shpenzojnė mė pakė energji elektrike se sa kompjuterėt e gjeneratės sė parė. Gjenerata e dytė e kompjuterėve edhe mė tej mbėshtetej nė kartelat e shpuara pėr hyrje dhe dalje tė tė dhėnave.

Pėr programimin e kėtyre kompjuterėve mė nuk pėrdorej vetėm gjuha e makinės por edhe gjuha asemblerike, qė i mundėsonte programorėve tė shkruajnė instruksionet me fjalė (e jo me numra, siē ishte rasti nė gjuhėn e makinės). Gjithashtu nė atė kohė u zhvilluan edhe gjuhėt e larta programuese. Programi parė i tillė ėshtė quajtur Flow-Matic, ndėrsa nga ai mė pas janė zhvilluar COBOL, FORTRAN, ALGOL dhe LISP.

Kompjuteri i parė komercial me transistorė ishte Philco Transac S-2000, por sukses mė tė madh nė atė kohė ka arritur IBM me kompjuterin 1401. Kjo makinė aq mirė kėrkohej nė treg, kėshtu qė numri i kompjuterėve nė botė ishte dyfishuar, ndėrsa IBM ishte bėrė prodhuesi kryesor.

http://konides.com/inf1/IBM_1401.jpg

 

Gjenerata e tretė

(1964 – 1971)

Avancimi kryesor teknologjik i kompjuterėve tė gjeneratės sė tretė ishte aplikimi i qarqeve tė integruara. Transistorėt ishin tė miniatizuar dhe tė vendosur nė ēipin e siliciumit (transistorėt ishin tė ndėrtuar nė copėzėn e njėjtė tė siliciumit; pastaj ajo copėz e siliciumit ishte e vendosur nė shtėpizė dhe kjo tėrėsi e u quajt qark i integruar), ēka me tė vėrtetė zmadhohet shpejtėsia dhe efikasiteti i kompjuterit.

Nė vitin 1959 u ndėrtua transistori i parė planar (i rrafshėt), i pėrbėrė prej njė elementi; nė vitin 1961 qarku i integruar prej katėr transistorėve nė njė ēip; nė vitin 1964 qarku i integruar pėr pėrdorim praktik me pesė transistorė nė njė ēip; nė vitin 1968 ēipi logjik me 180 transistorė.

Me paraqitjen e qarqeve tė integruara dhe qarqeve tė integruara me shkallė tė lartė tė integrimit – LSI (Large Scale Integration) u mundėsua prodhimi i ēipėve me mijėra transistorė.

http://konides.com/inf1/integrisano_kolo.jpg

Qarqet komplekse (tė ndėrlikuara), tė cilat u bėnė mė ekonomike pėr prodhim, dukshėm rritėn mundėsitė e kompjuterėve nė pėrdorim. Numri i komponentėve aktive nė kompjuter u rrit nga 10000 nė mė tepėr se gjysmė milioni.

Ēmimi i ultė, besnikėria e lartė, dimensionet e vogla, kėrkesat e vogla pėr furnizim dhe shpejtėsia e lartė e kryerjes sė operacioneve tė kėtyre ēipėve, dukshėm avancuan zhvillimin e mini-kompjuterėve. Pėrveē kėsaj, nė kėtė gjeneratė, disqet magnetike u zėvendėsuan me shirita magnetik pėr ruajtjen e programeve dhe tė dhėnave. Nė vend tė kartelave tė shpuara, kėto kompjuterė pėrdorin tastierat dhe monitorėt si pajisje hyrėse dhe dalėse. Nė kėtė kohė zhvillohen pėr herė tė parė edhe sistemet operative, me ēka pėr herė tė parė mundėsuan qė kompjuteri tė ekzekutoj disa programe njėkohėsisht sepse tash ato i mbikėqyrte njė program qendror i cili gjithnjė ishte nė memorie. Pėr shkak tė uljes sė ēmimit tė prodhimit dhe komponentėve tė kompjuterit, ata pėr herė tė parė vihen nė shėrbim tė individėve.

http://konides.com/inf1/IBM360.jpg

 

Gjenerata e katėrt

(1971 – aktualisht)

Gjeneratėn e katėrt e karakterizojnė komponentet e ndėrtuara nė bazėn e qarqeve gjysėmpėrēuese duke shfrytėzuar teknologjitė LSI (Large Scale Integrated) dhe VLSI (Very Large Scale Integration), e cila mundėsoi krijimin e mikroprocesorit, e qė sot paraqet bazėn kompjuterit.

http://konides.com/inf1/mikroprocesor.jpg             komputer-generasi-ketiga.jpg

Pėrmirėsimi i karakteristikave harduerike solli deri te zvogėlimi i dimensioneve tė kompjuterit, rritja e kapacitetit tė memories kryesore dhe periferike, si dhe rritja e dukshme e shpejtėsisė sė procesimit tė tė dhėnave.

Kompjuterėt e kėsaj gjenerate u vėnė nė shėrbim gati tė ēdokujt. Sistemet operative u bėnė mė tė thjeshtė pėr pėrdorim pėr njė numėr tė madh njerėzish. Gjuhėt e reja programuese mundėsuan shėnim mė tė lehtė tė softuerit aplikativ, i cili pėrdoret nė tė gjitha sferat e shoqėrisė.

Zhvillimi i kompjuterėve nė ardhmėri

(Aktualisht – nė tė ardhmen)

Deri nė gjeneratėn e tretė nuk kishte shumė dallime nė mėnyrėn e ndėrtimit dhe funksionimit tė kompjuterėve. Pas gjeneratės sė tretė pati shumė avancime por jo edhe dallime fondamentale siē janė dallimet ndėrmjet gypave elektronik, transistorėve dhe qarqeve tė integruara.

Pikėpamja jonė ėshtė se kompjuterėt e gjeneratės sė katėrt bazoheshin nė pėrdorimin e mikroprocesorėve.

Nė kėtė rast, gjenerata e pestė e kompjuterėve ėshtė bazuar nė inteligjencėn artificiale dhe nė teknologjitė tjera mė tė avancuara, tė cilat edhe mė tej janė nė zhvillim, megjithėse ekzistojnė programe dhe teknologji informatike tė cilat aplikohen. Do ti pėrmendim vetėm disa prej tyre: njohja e zėrit dhe fytyrės (identitetit), procesimi paralel (pėrpunimi paralel i tė dhėnave, nė makina shumėprocesorike), superpėrēuesit, inteligjenca artificiale (kohėt e fundit shahistėt mė tė mirė nė botė janė kompjuterėt), nanoteknologjitė (materialet e reja tė tillė si grafena, do t’i bėjė monitorėt mė tė lirė), fibra optike, ...

MBPR_13_Start.jpg         hero.jpg              Galaxy-S4-unlock-screen.jpg

Qėllimi i zhvillimit tė gjeneratės sė pestė tė kompjuterėve ėshtė aftėsia e kompjuterėve pėr tė kuptuar tė folurit natyral (donė tė thotė, jo vetėm tė pėrgjigjen ndaj urdhrave zanor, por edhe tė jenė tė aftė pėr tė analizuar edhe fjalinė e plotė) dhe tė jenė tė aftė pėr vetorganizim. Shumica e kėtyre teknologjive zhvillohet dhe aplikohet nė robotin e parė humanoid i quajtur ASIMO i kompanisė japoneze Honda.

http://konides.com/inf1/asimo.jpg

Ka opinione se gjithashtu ekziston edhe gjenerata e gjashtė e kompjuterėve, tė cilėt  karakterizojnė zhvillimin e rrjetave nervore, tė cilėt do tė pėrpunojnė njėkohėsisht numėr tė madh tė informacioneve duke pėrdorur disa mijėra procesorė, ēka do t’i ngjante funksionimit tė trurit tė njeriut.

 

Referenca:  Faqe tė ndryshme nga Interneti

 

 

 Pėrgatiti:

 Abaz Memeti, inxh. dip. el., profesor nė lėndė tė elektroteknikės.