E L E K T R O T E K N I K A

Elektroteknik i kompjuterëve

Tekniku i kompjuterëve aftësohet për kryerjen e këtyre punëve:

  • Operimin me sisteme kompjuterike,
  • Projektimin e softuerit (programit).
  • Mirëmbajtjen e sistemeve kompjuterike, pra, zbulimin, lokalizimin dhe riparimin e avarive,

Mundësia e punësimit është e madhe për shkak të zhvillimin të hovshëm të teknikës kompjuterike, aplikimin e kompjuterëve në industri, ndërlidhjet e ndërmarrjeve publike (Policia, bibliotekat, universitet, shkollat, etj.) në kuadër të rrjetit kompjuterik global (Internetit), si dhe rrjeteve të tyre lokale, etj.

Me përfundimin e shkollimit nxënësit fitojnë mundësinë e edukimit të mëtejshëm, si në fakultetin elektroteknik, shkenca kompjuterike, informatikë, po ashtu edhe në shumë fakultete tjera teknike dhe matematiko-natyrore.

Shkollimi për këtë profil arsimor zgjatë 4 vite.

Elektromontues i rrjetave dhe stabilimenteve

Ky profesion është një ndër profesionet më atraktive të shkollimit tre-vjeçar në drejtimin e elektroteknikës për momentin në vendin tonë. Arsyeja është se ofron mundësi të punësimit në një numër të madh të ndërmarrjeve, e në vend të parë është puna në ndërmarrjet që merren me prodhimin e stabilimenteve komanduese dhe shpërndarëse.

Nxënësit aftësohen për punë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrjetave elektrike, largpërçuesve dhe stabilimenteve. Montimi dhe intervenimi tek rrjetat dhe stabilimentet elektrike kërkojnë profesionalizëm dhe dije (njohuri), si dhe përdorimin e mjeteve (pajisjeve) përkatëse dhe masave mbrojtëse.

Ky profil i aftëson kuadrot për mirëmbajtjen e instalimeve të rrjetave elektrike, kontrollin dhe mirëmbajtjen e stabilimenteve elektrike…

Autoelektricist

Në shekullin XX industria e automjeteve ka përjetuar një rritje të shpejt në tërë Botën.

Megjithëse veturat (në përgjithësi automjetet motorike), duke ju falënderuar shumë zbulimeve dhe përsosjeve, kanë ndryshuar prej viti në vit, prapëseprapë koncepti i instalimit elektrik për ndezje, startim dhe mbushje, pastaj mekanizmat për përgatitje dhe furnizim me karburant, për dirigjim, shpërndarje të fuqisë, frenim, ftohje dhe lubrifikim, nuk kanë pësuar ndryshime të theksuara. Detyra e autoelektricistit që i mirëmbanin makinat “klasike” ka qenë relativisht e thjeshtë, sepse instalimi elektrik përbëhej prej “vetëm” disa pjesëve: akumulatorit si burim i energjisë elektrike, disa siguresave dhe ndërprerësve, aktuatorit elektrik, sistemit të thjeshtë për ndezje, gjeneratorit për mbushje të akumulatorit dhe natyrisht ndriçimit në automjet.

Zhvillimi i elektronikës dhe teknologjisë informative ka mundësuar modernizim më të theksuar të industrisë automobilistike. Në automobila, kamionë, automjete të bujqësisë të cilat sot prodhohen, përdoren motorë, puna e të cilëve dirigjohet përmes kompjuterëve “të vegjël”. Në varshmëri nga lloji i motorit dhe prodhuesit ekzistojnë sisteme të llojllojshme për “dirigjim” të motorëve. Në ditët e sotme i njohim sistemet për startim dhe mbushje, sistemet për ndezje, për injektim të karburantit, sistemet për shkarkim të gazrave, për ftohje të motorit, për ftohje në brendësi të automjetit, për frenim si dhe sistemet për siguri të udhëtarëve (airbag).

Kohën e fundit shumë shpejt po zhvillohen sistemet për parandalim të vjedhjes së automjetit (prej pajisjeve të thjeshta alarmi deri tek sistemet për përcjellje të automjetit përmes satelitit), sistemet për navigim satelitor të automjetit, sistemet që janë përgjegjës për qarkullim të sigurtë në komunikacion, etj.

Аutoelektricistët e sotëm duhet të kenë njohuri jo vetëm në elektroteknikë, por edhe nga bazat e mekanikës së motorit, elektronikës, automatikës dhe teknikës kompjuterike. Defektet në automjetet bashkëkohore zbulohen me ndihmën e kompjuterit, ndërsa eliminimi i defekteve bëhet me ndihmën e veglave dhe pajisjeve speciale.

Për shkak zhvillimit të përhershëm të sistemeve të reja në automjete, mjeshtri – autolektricisti duhet pandërprerë t’i përsos njohurit e tij.

Detyra e autoelektricistit është punë shumë serioze dhe përgjegjëse: nga puna e tij varet siguria e automjetit dhe pjesëmarrësve në komunikacion.

Shkollimi zgjat tri vite në punëtoritë dhe kabinetet e shkollës. Në përfundim të vitit të tretë, pas kalimit të provimit përfundimtar fitohet titulli: Autoelektricist.

Linqe tjera

Shkolla e mesme "Sezai Surroi" Bujanoc

sezaisurroi.com shkolla


Web-faqja e prof. Abaz Memetit

abazmemeti.webs.com Abaz Memeti


Mëso HTML5 dhe CSS3

w3schools.com HTML & CSS


Universiteti të Prishtinës

www.uni-pr.edu Universiteti i Prishtines


Ministria e Arsimit e R.S.

www.mpn.gov.rs logo e Qeverisë RS

© Copyright Elektroteknika